Suita Presidenciale
Nga vendndodhja e saj në katin e 22-të, Suita Presidenciale ju ofron një nga përvojat më të shkëlqyera të Hotelit. Suita zotëron një imazh të shkëlqyer, hapësirë të gjerë dhe çdo komoditet tjetër që mund të ëndërroni. Dhoma e gjumit zotëron një krevat queen size, sixhade Indiane prej bambuje, dhe një hapësirë te veçantë garderobe. Dy banjo mahnitëse me një vaskë over-size, dhomë me avull dhe dush emocional që të japin ndjesinë e një relaksi të vërtetë. Suita presidenciale siguron akomodimin e përkryer për të bërë biznes, ose për të argëtuar të ftuarit me dhomën e saj të televizorit apo zyra të pajisura plotësisht. Duke ofruar një ndjenjë të vërtetë luksi dhe hapsire, ambient të bollshëm ndenjeje dhe ngrënjeje që do t’ju të bëjë të ndjeheni si të jeni në një banesë private në kryeqytetin e Shqipërisë. Telefononi stafin tonë për shërbim butler sipas marrëveshjes për t’ju ndihmuar t’a bëni eksperiencën tuaj in-suite edhe më të jashtëzakonshme. Një qëndrim në Suitën Presidenciale do të ndryshojë konceptin tuaj rreth luksit.
Dimensionet mesatare të dhomave
Dhoma e Biznesit – 32 metra katror
Dhomat Superior – 40 metra katror
Dhoma Deluxe – 52 metra katror
Suitat / Serviced Apartments – 62 metra katror
Suitat (Gym, Spa, Biznes) – 100 metra katrore
Suita Presidenciale – 175 metra katrorë
Tiparet e dhomës
- WIFI pa pagesë
- Tryezë pune
- 3 TV me ekran të sheshtë
- Mini-Kasafortë
- Minibar
- Dush dhe vaskë
- Dhomë avulli
- Dhomë mediatike
- Dhomë Dollap
- Zyrë e pajisur plotësisht
- Bar Personal
- Ekip kamarierësh me kërkesë
- Dhomë gjumi dhe ndenje plot hapsirë
- Makinë ekspresi Nespresso
- Shishe uji mineral i përfshirë
- Krevatet: Qween
- Përmasat e dhomës: 175 m2